Kryeministrja serbe Ana Branbiq,ka shprehur edhe një herë qëndrimet e vendit të saj në raport me Kosovën.
Në intervistën e dhënë për agjencionin serb të lajmeve “Tanjug”,ajo ka folur për njohën e Kosovës dhe dialogun Prishtinë-Beograd. Brandiq ka përseritur edhe një herë se Begradi është i vendosur të humbë sa më pak e të fitoj më shumë.
Por, që” Serbia t’i humb të gjitha e Prishtina t’i fitojë – është e papranueshme, nuk është e drejtë”, ka cituar ajo. Kryeministrja e Serbisë ka përsëritur se kufinjtë aktual të Kosovës nuk do të njihen asnjëherë nga ata.
“Njohja e Kosovës në kufijtë aktual është vija e kuqe të cilën Serbia nuk duhet ta kalojë”, ka shtuar ajo.