Live

Bernard Nikaj shkon në Hagë e nuk e thotë asnjë fjalë për Thaçin e Veselin

20:08 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Prurja “premtuese” e PDK-së, ish ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, nuk e pa të udhës që të shkruaj asnjë shkronjë për vizitën që i bëri ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë ndërsa ishte i shoqëruar nga kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe Bekim Çollaku.

Këta të fundit kanë gjetur kohë të shkruajn për vizitën e tyre në Hagë.

Bernard Nikaj, muajve të fundit mbase me vendim partie shihet prezent aktivisht në studio televizive për tema të ndryshme.

Qasja e tij prej “sheherlie”, e ka shtrënguar atë mbase të distancohet butë duke mos u ballafaquar me temat e qeverisjes së Thaçit e Veselit përballë mazhorancës së LVV-së.

Bernard Nikaj sot përfaqëson njërin prej figurave kryesore të PDK-së në kuadrin e reformave që e synon ky subjekt krye opozitar. Modeli Nikaj për PDK-nw e nesërme shihet të jetë premtues nga kreu aktual i PDK-së, Krasniqi, “Çitaku & Co”!

Pyetja logjike është nëse modeli Nikaj, i cili për arsye të pashpejgueshme, nuk e thotë asnjë fjalë për vizitën në Hagë, a e përfaqëson objektivisht PDK-në e djeshme, të sotme apo vizionin e nesërm reformatorësh./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...