Live

Besnik Tahiri ia numëron dështimet qeverisë: Dy vite regres dhe kriza

16:15 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Shefi i gurpit parlamentar nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për dy vite të punës së saj, ku tha se kemi pasur regres.

Tahiri tha se në tendecë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese.

“Dy vite regres!

Anti-kushtetutshmëria
Në tendecë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, por që prap se ndalen kritikën se tjerët i bllokuan, e se gardiani i kushtetushmërisë u bë ‘pengesa e reformave’”, ka thënë ai.

Tutje Tahiri ka numëruar edhe dështimet e tjera të qeverisë Kurti, si rritjen e çmimeve, regresioni ekonomik, ikja e popullit nga Kosova si dhe të tjera.

“Rritja e çmimeve
Me veprim (ngritje të çmimit të energjisë, tatimi në pronë) e mos veprim (ulje të taksave, akzisës) në politika tatimore, masa rregullative e vendime, goditën shtresën e mesme, futën duart në xhepat e qytetarëve por nuk u ndalën së krekosuri për rritje të hyrave tatimore, e për të gjetur fajtorë komunat.

Regresi ekonomik
Bllokuan bizneset, ndaluan investimet, ndalën zhvillimin ekonomik lokalë, rrezikuan zinxhirin ekonomik, por su ndalën së shpërndari mjegull për buxhetet më të mëdha historike.

Trusti
Në vend se tu japin qasje qytetarëve në mjetet e tyre për ta kapërcyer inflacionin, me papërgjegjshmërinë e tyre inflacioni i mori ato për favorizuar tregjet ndërkombëtare.

Lufta me zyrtarë publik dhe sindikata
Dëshpruan çdo shërbyes publik. Në vend të se të garantojnë mirëqenie me ngritjen e pagave, ata tallën e sulmuan partnerët socialë.

Ikja prej Kosovës
Vulosën zbrasjen, braktisjen e Kosovës, sepse tashmë shfrytëzuan një brez të diasporës, ju duhet një kontigjent i ri”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...