Live

Biden dhe Trump kryesojnë tubimet përfundimtare elektorale

20:00 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të kryesojnë përkatësisht tubimet në Nju Jork dhe Florida, të dielën, në një përpjekje për të nxitur mbështetësit e tyre, ndërsa mbeten vetëm dy ditë nga një garë e ngushtë për Kongresin.

Zoti Biden do të shkojë në kontenë Westchester të Nju Jorkut, një territor normalisht i sigurt demokrat, po ku republikanët po kërcënojnë të kalojnë në avantazh, pjesërisht falë mesazheve të forta ndaj kundërshtarëve politike, duke i cilësuar ata si të butë ndaj krimit dhe inflacionit. Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut Kathy Hochul po përballet me një sfidë të fortë përballë republikanit Lee Zeldin. Po kështu në të gjithë shtetin po zhvillohen beteja të ashpra edhe për sa i takon garës për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndërkohë, zoti Trump do të shkojë në një tubim në Majemi. Florida për vite me radhë ka lëvizur nga partia në parti, por kohët e fundit po anon drejt republikanëve. Shteti nuk konsiderohet fushëbeteje për këto zgjedhje. Sipas këshilltarëve tubimet e shpeshta të ish-presidentit Trump i kanë shërbyer atij për të siguruar vëmendje teksa planifikon të nisë një garë të tretë për Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të 8 nëntorit. Florida në veçanti, mund të shërbejë si një fushëbeteje e rëndësishme në çdo garë për t’u kandiduar zyrtarisht nga partia për Shtëpinë e Bardhë dhe guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis, shihet si një nga pretendentët e fortë për t’u kandiduar, nëse ai vendos ta bëjë një gjë të tillë. Kjo e ka shndërruar zotin DeSantis një objektiv gjithnjë e më të shpeshtë të kritikave të zotit Trump.

Figura kryesore demokrate dhe republikane kanë bërë fushatë intensive javët e fundit. Si zoti Trump ashtu edhe zoti Biden u shfaqën në Pensilvani të shtunën, ashtu sikurse edhe ish-presidenti demokrat Barack Obama. Zonja e Parë Jill Biden do të jetë në Teksas të dielën, ndërsa nënpresidentja Kamala Harris në Çikago.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...