Live

Biden e quan ‘revolucion’ zgjedhjen e Sunak si kryeministër të Britanisë së Madhe

13:11 / 25 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi zgjedhjen e kryeministrit të ri të Britanisë “revolucion”. Rishi Sunak është personi i parë me ngjyrë që merr në dorë frenat e vendit.

“Është e mahnitshme, është një moment historik, një revolucion dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, theksoi presidenti amerikan.

Rishi Sunak, 42 ​​vjeç, një ish-bankier do të jetë personi më i ri që do të bëhet kryeministër në historinë moderne të Mbretërisë së Bashkuar, por edhe i pari me origjinë indiane, pasi gjyshërit e tij jetonin në Punjab, një rajon në Indisë veriore, përpara pavarësisë së vendit nga Mbretëria e Bashkuar në 1947.

Biden do të flasë me të gjatë ditëve të ardhshme, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë.

Ish-ministri i Financave i Britanisë fitoi garën konservatore për Doëning Street, pas tërheqjes së ish-kryeministrit Boris Johnson Penny Mordant.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...