Live

Biden e uron Osmanin për pavarësi, e falendëron që Kosova pranoi planin europian

18:01 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Biden në letrën e tij ka shkruar se SHBA-ja mirëpret faktin e miratimit të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Numri një i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ky proces i normalizimit ka për qëllim përfundimtar njohjen-reciproke, që sipas Biden do të ndihmonte rajonin, Kosovën dhe Serbinë për një të ardhme prosperuese dhe paqësore.

Shpërndaje në

U Kopjua