Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tha se aneksimi i territorit ukrainas nga Rusia është një shenjë se presidenti rus Vladimir Putin po përballet me vështirësi në luftë.
Ai madje paralajmëroi Moskën se SHBA do të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të vendeve anëtare të NATO-s.
Biden theksoi se SHBA dhe aleatët e saj nuk do ta lejojnë veten të “ngacmohen” nga Putini.
“Amerika dhe aleatët e saj janë të gatshëm të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, theksoi ai.