Live

Bideni i ka dy fjalë për ata që thonë se është i vjetër për president

12:09 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë në në një intervistë të re se shqetësimet për moshën e tij janë “krejtësisht legjitime”, teksa pyetjet nëse ai do të kandidojë për rizgjedhje në 2024 sa vijnë e shtohen.

“Është legjitime që njerëzit të ngrenë çështje në lidhje me moshën time. Është krejtësisht legjitime ta bësh këtë. Dhe e vetmja gjë që mund të them është: ‘Watch me’ (Shihni se çfarë do të bëj)”.

Gjatë intervistës, Biden, 80 vjeç, u pyet nëse po merr parasysh moshën e tij kur vendos nëse do të kandidojë përsëri, të cilës ai u përgjigj “jo”.

Biden, presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, do të ishte 82 vjeç kur të betohet, nëse rizgjidhet në vitin 2024, shruan YahooNews.

Shpërndaje në

U Kopjua