Live

Bie besimi i qytetarëve në Qeveri dhe Kuvend

16:48 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar raportin “Perceptimet publike për besimin, korrupsionin dhe integritetin e institucioneve publike në Kosovë” për vitin 2022.

Në raport bëhet e ditur se besueshmëria e qytetarëve në Qeverinë e Kosovës dhe në Kuvendin e Kosovës ka rënë në raport me vitin e kaluar.

Sipas raportit të QKSS-së, besimi në Qeveri ka pësuar një rënie të lehtë, prej 2 pikë të përqindjes: 34 për qind e të anketuarve kanë shprehur besim në vitin 2022 krahasuar me 36 për qind në vitin 2021.

Ndërkaq, 46 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë “pak besim” ose “nuk kanë besim fare” në qeveri për këtë vit.

Gjithashtu edhe në Kuvend ka rënë dukshëm besueshmëria në vitin 2022 në krahasim me vitin paraprak 2021.

Vetëm 25 për qind e të anketuarve kanë besim tek Kuvendi, krahasuar me 33 për qind në vitin 2021.

“Ky është një nga treguesit se legjislatura e Kosovës po përballet me sfida sa i përket besimit të publikut në këtë institucion, pasi 47 për qind e të anketuarve deklaruan se nuk kanë besim në të”, thuhet në raportin e QKSS-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...