Live

Bie inflacioni, por jo edhe çmimet

21:21 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Inflacioni shënoi rënie për 2 për qind këtë shkurt krahasuar me atë të vitit të kaluar, por, sipas ekonomistëve, nuk i lehtëson shumë shpenzimet e qytetarëve. Zbritja vërehet më shumë tek lëndët djegëse, karburantet e automjetet.

Ulje të çmimeve pritet të ketë edhe në muajt në vazhdim, megjithatë ato s’priten të kthehen siç ishin. E në këtë periudhë pati edhe rritje të çmimeve që më së shumti vërehen te perimet me 8.4 për qind dhe pemët me 3.2 për qind.

Sipas njohësit të ekonomisë, Enver Balaj, lirim të çmimeve do të kenë kryesisht produktet e importuara, kurse ato vendore do të shtrenjtohen.

Shpërndaje në

U Kopjua