Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në Liqenin e Badocit.
Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Ju njoftojmë se Liqeni i Badocit kalon 10 metra minus nën nivelin maksimal të kapërderdhjes me minus 10.24 metra”, thuhet në njoftimin e KRU-së.
“Apelojmë te të gjithë konsumatorët që ujin e pijshëm ta përdorin në mënyrë sa më të drejtë. Ndalo keqpërdorimet e ujit të të gjitha formave! Ruaj dhe mbroj burimet e ujit!”, përfundon apeli i kompanisë.