Live

Bieber polemizon me Jeremiqin për bombardimet pasi politikani serb përdor foto nga Bagdadi

13:06 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Politikani serb, Vuk Jeremiq, ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar me rastin e 24 vjetorit të bombardimeve të NATO-s. Në këtë postim Jeremiq ka përdorur një fotografi nga bombardimet e ndodhura në Irak, detaj ky që nuk i ka ikur historianit Florian Bieber.

Bieber menjëherë i ka reaguar me ironi duke i thënë se në fotografinë që ka publikuar “Beogradi duket si Bagdadi”.

Pas këtij komenti të Bieber, ka reaguar Jeremiq duke u arsyetuar se është një “gabim i paqëllimshëm”, ndërkohë ka shtuar se një koment të tillë “po e merr si kundërshtimin e vetëm” që ka Bieber për ato që Jeremiq ka shkruar për bombardimet e NATO-s.

Historiani Bieber s’ka qëndruar pa i reaguar përsëri duke i thënë se ka edhe një numër të madh kundërshtimesh lidhur me atë që ka shkruar.

Shpërndaje në

U Kopjua