Një megavat energji elektrike, sot mund të blihet me rreth 150 euro për dallim nga para disa javësh kur një megavat është blerë për rreth 750 euro.
Sipas bursës hungareze të energjisë, HUPX Hungarian Spot Index, çmimi i energjisë kanë rënë shumë
Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, tha se prodhimi vendor është rreth 650 megavat për orë, derisa importi shkon deri 150 MWh.
Ai tregoi se çmimet nga 750 euro për megavat orë (MWh) të rrymës elektrike që ishin më parë kanë rënë në rreth 150 euro, shkruan Periskopi.
“Parametrat aktual janë të mirë, por gjatë dimrit varet nga koha, çmimet që do të mbretërojnë, niveli i prodhimit vendor dhe kërkesat”, tha për Periskopin, zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala.
Sot që nga orët e mëngjesit është rikthyer në prodhim blloku A 3 i termocenntraleve Kosova A, i cili ishte në remont të planifikuar për rreth një muaj, më saktësisht që nga 6 tetori. Në këtë mënyrë, siç kanë njoftuar zyrtarët e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës (KEK-ut), funksionimi i këtij blloku është sinkronizuar me stabilimentet e tjera të sistemit elektroenergjetik të vendit, dhe është duke prodhuar diku rreth 130 megavatë-orë energji elektrike.
Kështu, që nga sot, nga termocentralet e Kosovës gjenden në prodhim B1 dhe B2 të Kosovës B, që kanë bashkarisht kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet fuqia e tyre është 520 megavatë, ose secili bllok, pra ka kapacitein në rrjet 260 megavat-orë. Po kështu në prodhim tani është edhe A 4-shi i rikthëyer pas remontit të planifikuar i termocentraleve Kosova A dhe A 3-shi, të cilët kanë kapacitetin në rrjet secili rreth 130 megavatë-orë.