Live

Bildt: Gjërat do të nxehen kur Kosova ta dorëzojë aplikimin për në BE

09:57 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, tha se përpara se Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, janë disa marrëveshje që duhen respektuar dhe “duhet të ndërmerren hapa të vështirë”.

Bildt, i cili ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi në vitet 1990, nuk specifikoi se për cilat marrëveshje apo hapa e ka fjalën.

“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat do të nxehen derisa Kosova synon të dorëzojë aplikimin për në BE në ditët në vijm. Por, përpara se të lëvizet përpara me këtë aplikim, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe duhet të ndërmerren hapa të vështirë”, shkroi Bildt në Twitter.

Zyrtarë të Kosovës kanë paralajmëruar se aplikimi për anëtarësimin e vendit në BE do të bëhet gjatë kësaj jave. /REL/

Shpërndaje në

U Kopjua