Live

Bill Clinton i shkruan letër Kadri Veselit

19:01 / 29 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, përmes të cilës e falënderon për pritjen e organizuar për të në Kosovë në qershor të këtij në 20 vjetorin e çlirimit.

“Dua të ju falënderoj për pritjen e ngrohtë në Prishtinë në Qershor. Ishte nder për mua të shënojë dy dekada të paqes bashkë me qytetarët dhe të përkushtohemi për një të ardhme të shanseve të barabarta. Mbajeni në mend se ju dëshiroj gjithmonë suksese”, shkruan ndër të tjera Clinton.

Letër falënderuese dhe mbështetëse Veselit i ka dërguar edhe ish-sekretarja Madeleine Albright.

Shpërndaje në

U Kopjua