Live

Bisedoi me Borrellin për takimin e Ohrit, vjen deklarimi i Blinken

20:12 / 17 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, biseduan për takimin e nesërm të liderëve të Kosovës e Serbisë në Ohër.

Blinken në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me Borrellin vunë në dukje rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të merituar në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutim i rëndësishëm me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell sot. Diskutuam për dialogun Kosovë – Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe mbështetjen tonë të unifikuar e të palëkundur për Ukrainën”, ka shkruar ai.

Borrell u deklarua më herët për bisedën me Blinken duke e vlerësuar mbështetjen e ShBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Shpërndaje në

U Kopjua