Live

Bislimi në takim virtual sot me Lajçakun

12:23 / 30 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, këtë të mërkurë pasdite do të zhvillojë takim virtual me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka bërë të ditur Bislimi gjatë raportimit para Komisionit për Integrim Evropian.

“Takime të radhës në Bruksel gjithsesi se do të ketë. Unë sot pasdite do të kem një takim online me z. Lajçak, ku do të definojmë hapat e radhës”, tha ai.

Bislimi tutje shtoi se shumë shpejt duhet të ftohet takimi i krerëve të shtetit në mënyrë që deri në mars të përfundojnë negociatat për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Mendoj se shumë shpejt duhet të ftohet takimi i krerëve të shtetit, është zotim i Brukselit, që deri mars të vitit 2023 të përfundohen negociatat për normalizim. Kjo thuhet sipas dakordimit të arritur. Nuk është dakordim, por është deklaratë e lëshuar nga z. Borrell, mbi atë që kanë biseduar palët në Bruksel. Sipas asaj, duhet prodhuar marrëveshje normalizimi deri mars të vitit 2023”, u shpreh ai.

Ndryshe, Bislimi u takua me Lajçakun javën e kaluar në Bruksel, ku u arrit marrëveshja për targat.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...