Live

Bislimi priti në takim deputetin gjerman, u diskutua për rrugëtimin evropian të Kosovës

14:00 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka pritur në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Christoph Ploss.

Përmes një komunikate për media, Bislimi ka njoftuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, kanë duke u thelluar në fusha me interes të përbashkët strategjik.

“Gjermania është një nga aleatët më të fuqishëm dhe shtet mik i Kosovës. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, vijojnë e thellohen në kuadër dhe të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët strategjik. Energjia e ripërtëritshme dhe agjenda e gjelbër qëndrojnë lart në agjendë dhe mbështetje të Gjermanisë ndaj Kosovës.”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se është diskutuar mbi rrugëtimin evropian të Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi përmendi se vendi ynë ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi deputetin për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve gjermane ndaj Kosovës, veçanërisht Bundestagut gjerman, mbi procesin e integrimit evropian./Lajmi.net/

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi deputetin për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve gjermane ndaj Kosovës, veçanërisht Bundestagut gjerman, mbi procesin e integrimit evropian./Lajmi.net/

Shpërndaje në

U Kopjua