Live

Bislimi takohet me përfaqësuesin e Misionit të FMN-së

18:32 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me përfaqësuesit e Misionit të Fondit Momentar Ndërkombëtar, që udhëhiqet nga Gabriel Di Bella.

Në këtë takim është diskutuar rreth punës dhe analizave të misionit në lidhje me Kosovën dhe bashkëpunimin e mbështetjen e FMN-së ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Misioni vlerësoi pozitivisht qasjen dhe strategjitë e Qeverisë në përballimin e krizave të shumëfishta, formalizimin e aktiviteteve të ekonomisë dhe krijimin e një vizioni për të ardhmen prosperuese të vendit”, thuhet në komunikatë.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kosova në raportin e fundit të FMN-së është vlerësuar pozitivisht me rritjen dhe performancën më të mirë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Palët në këtë takim kanë diskutuar edhe mbi mungesën e stabilitetit në tregun energjetik ndërkombëtar dhe efektet e saj në Evropë dhe rajon.

“Duke i falënderuar dhe vlerësuar për bashkëpunimin përmes projekteve dhe mbështetjes së tyre, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mirëpret përkrahje të mëtejme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të tejkaluar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Kosova, rajoni dhe Evropa”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua