Live

Bislimi thotë Kosova ka shënuar progres në Raportin e dalur nga Komisioni Evropian

17:53 / 13 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ka shënuar progres, bazuar në Raportin për Kosovë, të bërë nga Komisioni Evropian.

Sipas Bislimit, raporti i dalur për Kosovën, është ndër raportet më të mira në rajon.

Bislimi pohoi se është evidentuar edhe avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Agjendës së Reformave Evropiane.

“Ne qëndrojmë të përkushtuar maksimalisht në zhvillimin e vendit, avancimin e agjendës evropiane dhe përmbushjen e reformave të nevojshme për përafrim me standartet e BE. Kosova ecën bindshëm në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike e evropiane” ka shkruar Bislimi në facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...