Bitcoin po përballet me luhatje, në pritje të zgjedhjeve amerikane, por për disa ekspertë të tregut, ky është një zhvillim pozitiv për kriptomonedhën.
Sot, 5 nëntor, ditën e zgjedhjeve, Bitcoin tregtohet me 68.817 dollarë me një rritje rreth 3%, por nuk e kaloi dot pragun e 69 mijë dollarëve.
Gjendja momentale e Bitcoin tregon ndjeshmërinë e tregut ndaj një zhvillimi me rëndësi.
Kriptomonedha më e madhe në botë mund të fitojë shumë nga një triumf i Donad Trump, që shihet si një kandidat “pro-kripto”.
Një fitore e mundshme e tij mund t’i japë më shumë hapësira kriptomonedhave, por sipas ekspertëve kjo do të ndodhë kushdo të fitojë.
“Tregu do të vazhdojë të tentojë rregullimin ligjor, kushdo të jetë në zyrën e presidentit. Kjo nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, por sigurisht një fitore e Trump ka më shumë ndjeshmëri”.
Investitorë të shumtë e kanë quajtur rritjen e Bitcoin gjatë tetorit “tregtia e Trump”, pasi në dukje ishte i lidhur me shanset në rritje të Trump për të fituar zgjedhjet.
Sidoqoftë, e ashtuquajtura “tregtia e Trump” mund të marrë fund për Bitcoin pas zgjedhjeve, thonë analistët, pasi mendojnë se është vetëm një spekulim parazgjedhor.
Analistë të tjerë thonë se Bitcoin përdoret si një përfaqësues për një fitore të mundshme të Trump. Sidoqoftë, rritjes aktuale të ndikuar nga Trump i mungojnë kushtet themelore makroekonomike për të rezultuar në një nivel më të lartë të të gjitha kohërave për BTC.
Pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve, tregu i altcoin– i përbërë nga kriptovaluta të tjera alternativa përveç Bitcoin dhe Ethereum, pritet të përballet me më shumë rënie.
Ndërkohë aksionet e Dow Jones u rritën me 0.1% dhe S&P 500 and Nasdaq-100 me 0.2% dhe 0.3%, respektivisht.
Aksionet europiane ranë lehtë me Stoxx 600 që ra me 0.06% dhe naftën me 0.52%.