Live

Bixhoz ilegal në Fushë Kosovë, ndalohet i mituri

13:08 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës njofton se mbrëmjen e së hënës, në Fushë Kosovë me autorizim të prokurorit të shtetit dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë bastisur një lokal në të cilin kanë qenë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Si dëshmi njësitet policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: një Softuer, 4 shtëpiza kompjuteri, një DVR të kamerave të sigurisë, një printer të tiketave dhe një qese të zezë e mbushur me tiketa të luajtura.

Në këtë rast është arrestuar i dyshuari i mitur,  i cili është gjetur duke punuar në lokal, ndërsa pronari i lokalit ende nuk dihet se kush është. Për rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunalë, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua