Live

Bizneset në Mitrovicë e rikthejnë orarin e vjetër të punës

14:50 / 29 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Përfaqësuesit e bizneseve në Mitrovicë kanë mbajtur protestë kundër vendimit të komunës që orari i punës për periudhën dimërore të jetë nga ora 08:00-21:00.

Ata e kanë kundërshtuar këtë vendim për shkak që sipas tyre kjo ua ka dëmtuar shumë bizneset, kryesisht marketet dhe furrat e bukës.

Në takim ata i ka pritur Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin janë marrë vesh që marketet të vazhdojnë me orarin e rregullt të punës deri ne ora 23:00, ndërsa furrat e bukës të punojnë 24 orë, ashtu si e kishin edhe më përpara.

Shpërndaje në

U Kopjua