Live

Bizneset nënshkruajnë Kodin Kundër Korrupsionit, zotohen për luftimin e kësaj dukurie

18:09 / 06 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Instituti “Riinvest” organizoi ceremoninë e nënshkrimit të Kodit të Bizneseve Kundër Korrupsionit, përcjellë Kosova.live

Nëpërmjet këtij Kodi nënshkruesit e tij u zotuan se do të zbatojnë standardet më të avancuara të etikës, transparencës dhe të integritetit në aktivitetet e tyre biznesore, se do të shmangin me vendosmëri çdo formë të përfshirjes në raste të korrupsionit, ofrimit të dhuratave apo favoreve tjera zyrtarëve publik apo personave tjerë zyrtarë apo privat që kanë për qëllim sigurimin e privilegjeve apo përfitim të paligjshëm në favor të kompanisë.

Kodi ka për qëllim që t’i ndihmojë bizneset të implementojnë aktivitete të drejta, transparente dhe ligjore.

Këshilltari i lartë në Institutin “Riinvest”, Muhamet Mustafa, tha se para nënshkrimit të këtij kodi ka pasur kërkesa që lufta kundër korrupsionit s’mund të jetë efektive vetëm përmes gjyqësorit dhe politikës.

“Para se të hartohet ky kod kemi pas kërkime që lufta kundër korrupsionit s’mund të jetë efektive vetëm përmes gjyqësorit dhe politikës. Por duhet të punojmë në dy fronte të forcojmë  vullnetin dhe dëshirën e artereve politikë për të luftuar korrupsionin”, tha ai

Jens Erik Grondahl nga Ambasada e Norvegjisë, tha se besimi në ekonominë e Kosovës është çelës jetik për zhvillim.

“Besimi në ekonominë e Kosovës është çelës jetik. Shpresojmë të jemi në gjendje të vazhdojmë më tutje komiteti i biznesit është i gatshëm. Ne duam të punojmë dhe të ju mbështesim edhe në të ardhmen. Sektori privat duhet të përfshihet. Ndoshta s’jemi të përfshirë shumë në sektorin privat, por kjo është shumë e rëndësishme. Të jemi bashkë dhe të nënshkruajmë kodin e sjelljes”, tha ai, raporton EO.

Nënshkruesit e këtij Kodi, janë Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Gjermano- Kosovare, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Klubi i Prodhuesve te Kosovës, Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative dhe Esnaf Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se kjo marrëveshje që po nënshkruhet është një hap simbolik për trajtimin e dukurisë së korrupsooint te komuniteti i biznesit.

“Është kënaqësi me qenë pjesë e kësaj që shënon një hap simbolik për një nga sfidat kryesore korrupsioni në trajtimin serioz dhe në ndryshimin  e gjendjes që e kemi se çka mund te bëhet ajo qe është fuqia jone duhet me qenë promotor të një biznesi ku mbizotëron konkurrenca e drejte dhe sundimi i ligjit të promovojmë trajtimin e etikes në biznes trajtimin e fenomeneve negative. Në anën tjetër besoj qe ma shumë punë ka nga ana e institucioneve, çfarëdo lloj veprimi nga ana e tyre është dekurajues Do tentojmë ta promovojmë këtë ti provojmë praktikat më të mira”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha pa fuqizimin e gjykatave beteja kundër korrupsionit është e humbur.

“Vetëm 85 për qind e biznese kanë raportuar korrupsionin. 75 nuk e kanë bërë për shkak të frikës  25 për shkak se nuk besojnë në gjykatat e vendit pa fuqizimin e gjykatave beteja kundër korrupsionit është e humbur te gjykatat te shohim efikasitet” u shpreh Zeka

Nora Hasani, drejtoreshe menaxhuese, në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, tha se korrupsioni është një ndër shkaqet kryesore që po i largon investitorët.

“Efektet e tij janë shumë reale po na largon investitorët e huaj po ndalon zhvillimin ekonomik e konkurrencën legale po i ndalon ilaçet te pacientet, korrupsion janë edhe gropat në rrugë, edhe aksidentet kemi dëshirë qe mos të heshtim të jemi zëri i bizneseve dhe të paraqesim rastet e korrupsionit mos ta ushqejmë” tha ajo.

Astrit Panxha, nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës përgëzoi institucionet për këtë hap, teksa tha se parandalimi i korrupsionit do të shton investimet e huaja dhe do të rrit vendet e punës.

“Përgëzoj institutin për  përpilimin e kodi. Besojmë që korrupsioni është barriera kryesore për zhvillim ekonomik. Derisa ekziston vullneti jonë s’mund të ndryshon situata në vend pa qenë vullneti politik. Më shumë është fol për korrupsionin se sa që është luftuar. Shpresojmë që qeveria e ardhshme të ketë prioritet luftën kundër korrupsionit. Nëse rregullohen do kemi rritje të investime të huaja të brendshme dhe rritje të vendeve të punës“, tha Panxha

Alban Hashani, drejtor i Institutit Riinvest, tha se ky është nj sinjal i mirë, ndërda shprehu gatishmërinë e institutit që ai drejton për ndihmë bizneseve dhe odave ekonomike për të luftuar korrupsionin.

“Sinjal i mirë qe bizneset kanë bashkëpunua. Ne si Institut do mbesim të përkushtuar t’u drejtohemi odave  të bizneseve për koalicionin kundër korrupsionit. Korrupsioni pengesa kryesore e investimeve, “ tha ai

Kodi përkufizon norma, aktivitete dhe nxitë motivimin e subjekteve ekonomike për t’i përvetësuar dhe zbatuar standardet me te mira ndërkombëtare për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit nga ana e ofertës, përkatësisht korrupsionit.

Shpërndaje në

U Kopjua