Live

Biznesmenët kosovarë e “gozhdojnë” ministren Hajdari, kërkojnë grantet e premtuara

21:31 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot në një hotel në periferi të Prishtinës i ka mbledhur disa nga biznesmenët e vendit. Me temën “Investimi në Kosovë”, Hajdari i ka dëgjuar afaristët për hallet e tyre.

Ndoshta ministrja nuk e ka menduar se ky takim do të nxjerr në pah pakënaqësitë e mëdha që bizneset kanë në Kosovë, pasi që shumë prej tyre ishte të zëshëm në kërkesat e tyre.

Demokracia.com ka siguruar pamje nga takimi i Hajdarit me biznesmenë, ku atmosfera ka qenë e tensionuar. Në këto pamje, biznesmenët ankohen për ndarje të barabartë të granteve, gjë që jep të kuptohet se ata janë të pakënaqur.

“Grantet janë shumë të mira për secilin, por ne duhet të jemi të barabartë. Ju lutem të jeni transparente dhe t’i qitni krejt me emër. Unë si sipërmarrës a e kom meritu a nuk e kom meritu, krejt më njohin, jo aty me numra me 100 koda se kush e ka fitu e kush s’e ka fitu grantin. Pse ka ndodhur kjo, sepse juria nuk është transparente”, dëgjohet duke i thënë ministres një biznesmen.

Një tjetër i kërkon Hajdarit që t’i largohet kushti i punëtorëve e punësimit që të përfitohen grante. “Nuk ka punëtor ma, të jeni të sigurt. Gjeni ju se cilët kanë nevojë për punë dhe na sot i punësojmë të gjithë. Nuk ka punëtorë, mos e boni kusht, dhe është kanë hajgare grantet… grantet i përmende si 500 mije euro ndihma të shtetit për krejt Kosovën”, ka thënë një afarist tjetër.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...