Është publikuar edhe një këngë tjetër e shkruar nga ish luftëtari i UÇK-së Rexhep Selimi.
“Bjen orteku” është kënga që është publikuar para katër ditësh, tekstin e të cilit e ka shkruar Selimi pesë vite më parë.
Kjo këngë i kushtohet formacionit të UÇK-së, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, që kishin rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe më 14 dhjetor 1998 tek vendi i quajtur “Likenet e Hasit-Gorozhup ku kishin rënë 42 dëshmorë në krye me Mujë Krasniqi.
Teksti i kësaj kënge është kënduar nga Ali Gashi, bashkëluftëtar i Mujë Krasniqit, orkestrimin e ka bërë Muhamet Selimi dhe Driton Fazliu.
Një këngë tjetër u publikua edhe tri ditë më parë, e kënduar nga Ismet dhe Shpëtim Gashi e titulluar “Na jem ti”, tekstin e të cilës e ka shkruar Rexhep Selimi