Live

Blenë libra ‘të nënshkruar me dorë’ nga Bob Dylan: Njerëzit vënë re diçka të çuditshme

16:30 / 28 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Libri “The Philosophy of Modern Song” nga kantautori Bob Dylan u publikua në fillim të nëntorit me një sasi të kufizuar, vetëm 900 botime “të nënshkruara me dorë”, të shitura për 599 dollarë secila.

Blenë libra ‘të nënshkruar me dorë’ nga Bob

Në kohërat që jetojmë, sot është e vështirë që gjërat të mos merren vesh. Teksa njerëzit morën librat e tyre, publikuan foto në rrjete sociale. Thënë kjo, ata vunë re se të gjitha autografet ishin identike. It ain’t me babe!

Blenë libra ‘të nënshkruar me dorë’ nga Bob

Në një deklaratë të rallë publike, Bob Dylan kërkoi ndjesë. Ai tha se gjatë gjithë viteve, autografet i kishte nënshkruar me dorë, por:

‘Megjithatë, në vitin 2019 pata një problem të keq me marramendjen që vazhdoi edhe gjatë pandemisë. Duheshin pesë njerëz që të punonin me mua për të më ndihmuar që të nënshkruaja aufografet dhe nuk mundëm të gjenim një mënyrë të sigurt dhe të zbatueshme për t’i përfunduar nënshkrimet teksa virusi përhapej.”

Më tej vazhdoi:

“Pra, gjatë pandemisë, ishte e pamundur të nënshkruaja dhe marramendja nuk më ndihmoi. Me afrimin e afateve kontraktuale, m’u sugjerua ideja që të përdorja një stilolaps automatik dhe m’u sigurua që është diçka që bëhet gjatë gjithë kohës në botën e artit dhe letërsi.”

Ai theksoi se vendimi ishte një gjykim i gabuar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...