Live

Blerim Latifi: Perandoria Osmane lejoi shkollat serbe e greke në trevat shqiptare, shkollën shqipe e ndaloi

10:41 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Profesori i filozofisë dhe analisit politik, Blerim Latifi përmes një postimi në Facebook, përmes një fotografie ka bërë të ditur se shkolla fillore në Lipjan ekzistojnë qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Ai ka treguar se si Perandoria Osmane i lejonte që të mbaheshin shkollat në serbisht dhe greqisht, ndërsa në shqip kishin qenë të ndaluara, shkruan Kosovalive.net.

“Dëshmi që flasin vetë: Shkolla fillore në gjuhën serbe në Lipjan, në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Qeveria osmane lejonte shkolla në serbisht e greqisht gjithandej trevave shqiptare, ndërsa shkollat shqipe ishin të ndaluara me ligj. E kur është puna te Kosova, vetëm aty- këtu, në ndonjë kishë katolike, shqipja u mësohej shqiptarëve, edhe atë më shumë në kushte ilegaliteti”, ka shkruar ai në Facebook./Kosovalive.net/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua