Live

Blinken vizitë në Turqi, pritet të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti

12:45 / 19 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet që të udhëtojë drejt Turqisë për të diskutuar se si Uashingtoni mund të ndihmojë më tej Ankaranë ndërsa ajo përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues që vrau dhjetëra mijëra njerëz.

Diplomati i lartë amerikan pritet të zbarkojë të dielën në bazën ajrore Incirlik në provincën jugore të Adanas, nga ku do të bëjë një turne me helikopter në zonën e goditur nga tërmeti. Më pas ai do të zhvillojë bisedime dypalëshe të hënën me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu.

Blinken pritet gjithashtu të takohet me presidentin turk Tajip Erdogan, raporton TRT ëorld. Që nga tërmeti, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një ekip kërkim-shpëtimi në Turqi, furnizime mjekësore, makineri për thyerjen e betonit dhe fonde shtesë prej 85 milionë dollarësh në ndihmë humanitare që mbulon gjithashtu Sirinë.

Dy tërmete të fuqishme goditën Sirinë juglindore të Turqisë dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 46,000 njerëz dhe duke lënë mbi një milion njerëz të pastrehë së bashku me një kosto ekonomike që pritet të shkojë në miliarda dollarë./abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...