Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj apelon qytetarët të kenë kujdes në pjesët ku janë shtuar vërshimet.
Ai njofton se si pasojë e reshjeve të shiut ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve të mëdha.
Teksa shton se komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente.
Postimi i plotë i Ramosajt, pa ndërhyrje:
Të dashur qytetarë,
Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkatuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha.
Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente.
BR