Në një rrugë që shpie nga Rashka për në pikën kufitare të Jarinjes ka rrëshqitur dheu dhe është bllokuar qarkullimi. Kësaj here kemi të bëjmë me ‘barrikadë natyrore’.
RTS-ja ka raportuar se kjo ka ndodhur afër fshatir Kaznoviq, përcjell Kosovo-Online.
Gurët thuhet të kenë rënë pak para orës 9 të ditës së sotme, ndërkaq autoritetet thuhet të kenë dërguar makineri të rënda për ta pastruar rrëshqitjen e dheut për ta normalizuar qarkullimin e komunikacionit.