Live

“Bloomberg”: BE-ja do ta shqyrtojë “me kujdes” kërkesën e Kosovës për anëtarësim

12:17 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Bashkimi Evropian do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për t’iu bashkuar bllokut sapo Suedia të marrë presidencën e radhës në janar.

“Kërkesa do të duhet të shqyrtohet me kujdes pasi është një çështje e ndjeshme për shumë shtete anëtare”, sipas një personi të njohur me këtë çështje, i cili foli për “Bloomberg” në kushte anonimiteti, transmeton Klankosova.tv.

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE më 15 dhjetor, duke ia dorëzuar kërkesën Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit, duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim [në BE]”, tha Kurti.

Kjo, tha ai, është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.

Ai tha se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita të vetë shtetit dhe se nuk kërkon ndonjë “derë anësore” ose “procedurë të shpejtë” për këtë qëllim.

Ceremonia u mbajt në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa dokumentin e aplikimit e pranoi ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulash Bek.

Deri tani, Kosova ka marrë mbështetje për këtë çështje nga shumë shtete evropiane, por jo edhe nga Spanja, e cila ka thënë se nuk do ta mbështesë këtë kërkesë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...