Live

Boris Johnson bëhet qytetar nderi i Kievit

15:03 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-kryeministrit britanik i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës.

Duke njoftuar lajmin, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Boris Johnson ishte një “mik i madh i Ukrainës”.

“Johnson ka bërë dhe, jam i sigurt, do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Faleminderit për mbështetjen! Ne e presim përsëri në Kiev për t’ia dhënë këtë çmim”, tha ai.

Johnson ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, duke mbërritur në kryeqytetin ukrainas në fund të prillit.

Edhe pse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...