Live

BQE-ja pritet ta marr në konsideratë kriptovalutën Libra

12:49 / 06 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Banka Qendrore Evropiane duhet ta merr në konsiderim lëshimin në përdorim të një monedhe publike dixhitale, thuhej në një dokument të Bashkimit Evropian pasi Facebook prezantoi kriptovalutën Libra.

Rrjeti social në muajin qershor tha se ka planifikuar për vitin e ardhshëm ta lëshoj në përdorim kriptovalutë Libra. Por Franca dhe Gjermania u shprehën në muajin shtator se ajo përbën kërcënim për sektorin financiar duke mbështetur krijimin e një alternative publike.

Dokumenti i parë nga agjencia e lajmeve Reuters që mund të adoptohet nga ministrat Evropian të financave muajin e ardhshëm mund të eskalojë luftën e BE-së kundër kriptovalutave të cilat janë rregulluar vetëm pjesërisht në disa vende evropiane.

Dokumenti mund të diskutohet nga ministrat evropian të Financave ditën e premte sipas axhendës për atë takim dhe adoptimi të ndodhë më 5 dhjetor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...