Live

Brenda bodrumit në Austri ku babai akuzohet se ka mbajtur gjashtë fëmijët e tij

19:35 / 30 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një baba i gjashtë fëmijëve i akuzuar për mbajtjen e fëmijëve të tij të vegjël në një bodrum, ka kritikuar autoritetet se ‘futën hundët brenda’ pasi ftoi MailOnline në shtëpinë e tij “për të provuar pafajësinë e tij”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tom Landon, 54 vjeç, u mbajt nga policia pasi përdori sprej piper ndaj punonjësve socialë, të cilët ishin thirrur për të hetuar pasi fqinjët raportuan se fëmijët qanin.

Zyrtarët gjetën tre djem dhe tri vajza të moshës nga shtatë muaj deri në shtatë vjeç në bodrumin e shtëpisë, e cila ishte blerë së fundmi nga Landon në fshatin piktoresk austriak të Obritz, afër kufirit çek dhe 100 kilometra në veri të Vjenës.

Por pasi kaloi 24 orë në paraburgim policor, ai i tha MailOnline se ishte mbajtur thjesht sepse stili i tij i jetesës “jashtë modës” kishte mërzitur nënkryetarin lokal Erich Greil i cili po kandidonte për rizgjedhje.

Dhe ai hodhi poshtë raportet në mediat lokale se familja e tij ishte britanike, duke këmbëngulur se gruaja e tij ishte gjermane dhe fëmijët austriakë.

“Familja ime është e tmerruar, nuk do të kthehen në shtëpinë ku kemi jetuar për gati një vit, sepse kanë frikë se mund të kthehet policia. A e dini se kishim polici këtu me armë?”.

Shpërndaje në

U Kopjua