Autoritetet Britanike kanë bërë me dije se kanë nisur drejt Turqisë ekipet e specializuara të kërkimit dhe shpëtimit.
Qeveria po dërgon 76 specialistë, katër qen kërkimi dhe pajisje shpëtimi, të cilat do të nisen sot në orën 16:00.
Ata do të mbërrijnë me pajisje të tjera “absolutisht jetike” për përpjekjet e shpëtimit, sipas Mark Scorer nga shoqata bamirëse ”SARAID”.
“Ata mund të pengohen nga errësira apo moti, një stuhi mund të vijë së shpejti,” tha ai.
“Pra, është me të vërtetë një garë kundër kohës për të qenë në gjendje t’i çojmë njerëzit atje ku duhet të jenë.”
Ai tha se pajisjet e dëgjimit të specialistëve sizmikë dhe kamerat e kërkimit teknik ishin të nevojshme për të gjetur dikë thellë nën rrënoja.
Scorer vazhdoi: “Ndihma e qenve është jetësore. Shpejtësia me të cilën ata mund të mbulojnë një zonë, ata janë shumë të trajnuar dhe shumë të saktë dhe të mirë në atë që bëjnë. Pra, do të jenë vërtet të rëndësishëm për të ndihmuar në pastrimin e një ndërtese ose identifikimin e operacioneve të mundshme të shpëtimit.”