Live

Brukseli dhe Varshava me nismë për gjetjen dhe kthimin e fëmijëve ukrainas në vendlindje

23:53 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Komisioni Evropian dhe qeveria polake kanë bërë të ditur se e kanë nisur një nismë të përbashkët për të siguruar kthimin e fëmijëve ukrainas të deportuar në territorin e kontrolluar nga Rusia.

“Të dëbosh fëmijët, ky është një krim lufte,” u tha gazetarëve të enjten në mbrëmje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fund të samitit të parë dy ditor të liderëve të BE-së.

“Në këtë fushë, në partneritet me ukrainasit, kryeministri Moraëiecki dhe unë kemi nisur një iniciativë që synon të kthejë këta fëmijë të rrëmbyer nga Rusia. Për këtë ne do të organizojmë një konferencë”.

“Ne jemi në fillimin e një pune shumë të vështirë”, shtoi ajo.

Rreth 16,200 fëmijë ukrainas besohet se janë dëbuar deri më tani, sipas Komisionit, shkruan Euroneës.

Shpërndaje në

U Kopjua