Live

Bufi i gatshëm t’u ndihmojë zonave të prekura nga vërshimet, jep një ide

23:05 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Aktori Fatmir Spahiu i njohur me emrin Bufi ka dalë me një ide për t’i ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bufi ka thënë se ai së bashku me disa kolegë të tjerë janë të gatshëm ta bëjnë një organizim humanitar për mbledhje të fondeve për këto zona.

“Une dhe plot kolege tjere jemi te gatshem per nje organizim humanitar per mbledhje te fondeve per zonat e prekura nga vershimet! Qofte me telefonata apo ndonje organzim tjeter kreativ. E mira e keti muhabeti eshte se nuk kemi jeta te humbura. Tjerat kena me i ba bashke si gjithmone! Rrnofte Kosova“, shkroi Bufi.

Shpërndaje në

U Kopjua