Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se situata në këtë komunë pas reshjeve të shiut, është e menaxhueshme.
Ai ka bërë të ditur se si institucione lokale kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim, përcjell Klankosova.tv.
“Reshjet e pandërprera të shiut nga dita e djeshme e kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjëve dhe qarkullimin në komunikacion, për të përcjellur nga afër gjendjen kam vizituar fshatrat Batllavë, Gerdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc”.
“Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.