Live

Bulliqi pas vërshimeve në Podujevë: Niveli i ujit ka rënë, situata është e menaxhueshme

19:15 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se situata me reshjet është tashmë e menaxhueshme dhe se niveli i ujit ka rënë paksa, pasi që nuk ka pasur reshje për disa orë.

“Nga orët e hershme të mëngjesit jemi në teren për të përcjellur nga afër situatën e vërshimeve, po intervenojmë në lokalitetet ku situata është më e rënduar dhe mund të përkeqësohet”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

“I falënderoj ekipet emergjente të Stacionit Policor, Brigadën e Zjarrfikësve dhe të gjithë akterët tjerë që po kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...