Live

Bunjaku: Në Qeverinë Kurti është shënuar rritje e importit të mallrave nga Serbia

18:50 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku kampanjën për bojkotimin e produkteve serbe në Kosovë e ka cilësuar si politikë me qytetarët nga Qeveria Kurti.

Madje ajo tha se pikërisht në Qeverinë Kurti është shënuar rritje e importit të mallrave nga Serbia.

“Kampanja, marketingjet qe po i bën kjo Qeveri që mos të blihen produketet serbe, për mua janë thjesht lojë fjalësh dhe janë politikë me qytetarët tanë, sepse në kohën e kësaj Qeverie më së shumti ka pasur të hyra të mallrave nga Serbia në Kosovë. Asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë import nga Serbia në Republikën tonë, përpos në Qeverinë Kurti II dhe atëherë në qoftë se ata e reklamojnë se duhet me ble prodhime vendore, atëherë pse po është gjithë ky import prej Republikës së Serbisë në Kosovë. Kjo është Qeveria Kurti, sepse fjalët i kanë boshe, por puna dhe vepra konkrete janë zero”, tha ajo në Tëvë1.

Shpërndaje në

U Kopjua