Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Istog.
Një qytetar atje i dehur e ka djegur shtëpinë e tij. Policia e zjarrfikësit pasi kanë dalur në vendin e ngjarjes, e kanë lokalizuar zjarrin.
Raporti i Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte djegur shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.