Live

Burri vret me kallashnikov ish-gruan në Tiranë, dyshohet se viktimë ka mbetur edhe e ëma e saj

14:18 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kujtime Hysa dhe Alketa Hysa dyshohet se janë dy gratë të cilat kanë mbetur të vdekura nga të shtënat me kallashnikov nga Ramazan Kuta.

Mësohet se Alketa Hysa është ish gruaja e Ramazan Kutës ndërsa Kujtime Hysa është e ëma e saj.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë. Ai është Ramazan Kuta, ndërkohë Abc News ka siguruar edhe foton e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij. Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Shpërndaje në

U Kopjua