Fotoreporteri i kohës së luftës, Ilaz Bylykbashi ka publikuar disa fotografi të vitit 1998 në Prekaz.
Në mesin e këtyre fotografive, të veshur me uniformë të UÇK-së, shfaqen edhe vajza e komandantit Adem Jashari, Shqipja si dhe komandanti i luftës, Sami Lushtaku.

Bylykbashi ka nisur publikimin e fotografive të vjetra, në kuadër të një fushate që ai ka vendosur ta quaj “Për mos me harrue”.

“Për mos me harrue: Prekaz, 28 nëntor 1998. Shqipe Jashari e Sami Lushtaku”, ka shkruar ai.