Live

Byrnes për Kadri Veselin: Ka qenë një person misterioz, na kishin thënë se ishte i respektuar në rangjet e UÇK-së

12:55 / 27 Mars 2024

Nga Kosova Live

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes tha se gjatë kohës së luftës ai kishte dëgjuar për Kadri Veselin vetëm si emër e që sipas tij ishte person misterioz.

Ai tha se kishte dëgjuar që Veseli ishte person i respektuar në rangjet e UÇK-së, por që askush nuk fliste për funksionin e tij.

“E kishim dëgjuar z. Veseli si emër. Ka qenë një person shumë misterioz sepse na kishin thënë, ose të paktën kishte të dhëna që ai ishte shumë i afërt me Hashim Thaçin dhe se kishin qenë miq të ngushtë që në kohën e studimeve në Universitetin e Prishtinës në fillim të 1990 dhe ai ishte një person i respektuar në rangjet e UÇK-së, por askush nuk fliste për funksionet dhe rangjet e tij”, tha ai, transmeton ‘Betimi për Drejtësi’.

Gjatë kësaj kohe, Byrnes tha se nuk ishte takuar asnjëherë me Veselin, por që ishin përhapur fjalët që merrej me veprimtari të inteligjencës.

“Unë nuk e kam njohur z. Veseli dhe as nuk e kam takuar ndonjëherë dhe si fakt as nuk e kam idenë se çfarë bënte. Ishin përhapur fjalë që ai merrej me veprimtari Zbulimi apo inteligjencë”, tha ai.

Ndërsa, tha se hera e parë që është takuar me Veselin ka qenë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, konkretisht deri në qershor të 1999. Ai tha se takimin e parë e kishin pasur në Prishtinë.

“Me sa me kujtohet, ai u afrua dhe u prezantua. Tha unë jam z.Veseli. (A u prezantua për rolin?) nuk me kujtohet por nuk ma merr mendja”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua