Live

Çaji i gështenjave, kura natyrale kundër kollës së vazhdueshme

13:27 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në mjeksinë popullore është i njohur rekomandimi i kurës nga çaji i gështenjës, në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Është stina e artë e Gështenjave. Shqipëria është e bekuar më praninë e tyre sidomos zona veriore e vendit.Të pjekura apo të zjera, gështenjat janë të dashura nga të gjithë. Pak brumoze e të buta në përmbajtje ato janë padyshim të shijshme, por mbi të gjitha me plot vlera ushqyese.

Por nuk është vetëm fruti i gështenjës i pasur me plot vlera shëndetësore. E gjithë pema e gështenjës është një thesar i çmuar për shëndetin.Rrënjët, gjethet dhe madje edhe përbërsja e sipërfaqes së trungut të pemës së gështenjës janë përdorur që prej lashtësisë nga mjekësia popullore për të kuruar disa sëmundje e komplikacione shëndetësore.

Në mjekësinë popullore është i njohur rekomandimi për përdorimin e çajit të gështenjës, si një kurë natyrale në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht të kollës së mirë.Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe uljen e temperaturave, i ftohti dhe gripi shndërrohet në një fenomen që kërcënon shëndetin e mirë, ndërsa dobëson organizmin dhe fuqitë e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua