Live

Cakaj takon Greminger: Shqipëria gati për kryesimin e OSBE-së

17:52 / 30 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Fokus i diskutimeve të takimit ishin përgatitjet teknike dhe politike të Shqipërisë, për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020.

“Gjykuar nga këndvështrimi organizativ, Shqipëria është duke kryer të gjitha detyrat e nevojshme nëpërmes Task Forcës së ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Misionin e saj në Vjenë, në bashkërendim të plotë me vendet pjesëmarrëse. Po ashtu, krahas ndihmës së madhe të asistencës ndërkombëtare që i është bashkangjitur skuadrës shqiptare, diplomatët shqiptarë të angazhuar në çështjet e OSBE-së i janë nënshtruar ushtrimeve të veçanta”, u shpreh Cakaj në reagimin e tij në Facebook.

Gjithashtu, ministri në Detyrë Cakaj shtoi: “Gjykuar nga këndvështrimi politik, Shqipëria ka paraqitur prioritetet fillestare të Kryesisë së saj që shtrihen në të gjitha dimensionet e angazhimeve të OSBE-së, ushtarake-politike, ekonomiko-mjedisore dhe të drejtat themelore të njeriut.”

Në përfundim, referuar Kryesimit të Grupit të Mesdheut nga Shqipëria, Ministri në Detyrë Cakaj informoi se po përmbyllen të gjitha detyrimet për të pasur një Konferencë dinjitoze në muajin tetor, në Tiranë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...