Live

Cakolli i PDK-së: Specialja u votua nga deputetët e Kosovës për hetimin e trafikimit të organeve nga raporti i Dick Martyt

13:04 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Bujar Cakolli ka reaguar duke treguar arsyet e votimit të Gjykatës Speciale.

“Gjykata Speciale u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për hetimin e trafikimit të organeve të pretenduara nga raporti i Dick Martyt. Pasi që akuza per trafikim të organeve ka rënë, edhe mandati i Gjykatës Speciale duhet rishiku”, ka shkruar Bujar Cakolli në facebook.

Ai ka pohuar se kjo është e vërteta rreth formimit të Gjykatës Speciale, ndërsa, të tjerat janë trillime dhe shpifje./Kosovalive.net/

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Per krejt dashamirët e Gjykates Speciale dhe dashakqinjet e UÇK-se: gjykata speciale u votu nga deputetet e Kuvendit te Kosoves per hetimin e trafikimit te organeve te pretenduara nga raporti i Dick Martyt. Pasi qe akuza per trafikim te organeve ka rene, edhe mandati i gjykates speciale duhet rishiku.

Kjo eshte e verteta rreth formimit te Gjykates Speciale, te tjerat jane trillime dhe shpifje!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...