Live

Cakolli: Rikthimi i Fatmir Limajt në PDK, do ta fuqizonte partinë

13:41 / 30 Nëntor 2022

Nga admin

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli, përmes një statusi  në Facebook, ka publikuar një video të ish deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, tashmë kryetar i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj ditë më parë në një intervistë në një televizion, ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurtin, presidenten Vjosa Osmani dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët nuk e kanë përmendur Jakup Krasniqin, zëdhënësin e UÇK’së, ish-presidentin e vendit Hashim Thaçin, i cili e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Kosovalive.net.

Limaj kishte thënë se ata shkuan e i nderuan Ismail Qemajlin dhe Isa Boletinin, vetëm të vdekurit i nderojnë kjo legjislaturw e jo të gjallët dhe se kjo është hipokrizi.

Ndërkaq, Cakolli përmes këtij statusi ka deklaruar se Fatmir Limajn e njeh që 22 vite, por kurrë nuk i ka kërkuar ndonjë favor dhe se rikthimi i tij në PDK, është gjëja më e mirë që mund të ndodhte dhe do ta fuqizonte PDK’në./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua