Live

Çanta legjendare e Scholz në Tiranë

16:03 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kancelari gjerman Olaf Scholz njihet për stilin e tij shumë të thjeshtë të të udhëtuarit, ku në përdorim për materialet që i nevojiten, ka një çantë tepër karakteristike, të vjetër, thuajse të rrjepur.

Pikërisht me këtë çantë, ai është parë së fundmi edhe në Samitin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili po zhvillohet në Tiranë këtë 6 dhjetor.

Çanta madje, ka marrë përmasa legjendare, pasi ashtu si vetë Scholz ka bërë me dije, i daton që prej kohës kur ka qenë student.

Çfarë mban ai aty brenda?

Syzet e leximit, gazetat ditore dhe dokumentet. Kaq. Asgjë më shumë.

Vetë ai e ka thënë këtë gjë disa herë, kur pyetet.

Kancelari gjerman jo pak herë ka thënë se është një person, të cilit i pëlqen së tepërmi shtypi i shkruar dhe është lexues i rregullt gjatë udhëtimeve të tija të punës.

Atij, i pëlqen të jetë i informuar.

Ashtu ka ardhur edhe në Tiranë, si kurdoherë, në çdo udhëtim të tijin zyrtar.

Me valixhen mitike të studentit.

Thjesht Scholz.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...